Një Poezi nga Luan Sheshi
Me lot vaditur ky flamur,
ngritur,rënë,hequr zvarrë,
çjerr fytyrën gur më gur,
ball betejash…si i marrë…
Prag shtërgate kryet ngritur,
terri,dhimbja…s’e gjunjëzoi,
sulur dallgësh krejt papritur,
atit plagët me shpatë shëroi…
Nëpër shekuj dor më dorë,
kurr s’u step në prag stuhie,
pret ditëlindjen çdo Nëntorë,
derdhur qiejsh…në fllad lirie…
Me lot e vaditën këtë flamur,
shteg më shteg në rrugëtim,
lart shqiponja…me plot nur,
brez pas brezi…në vigjëlim…