Me gomone drejt Anglisë, shpëtohen nga mbytja 48 emigrantë, shumica prej tyre shqiptarë

Mëngjesin e sotëm në ujërat francezë një varkë me 48 emigrantë me destinacion Anglinë është shpëtuar nga mbytja. Varka pësoi një defekt me motorin në orët e para të ditës dhe rrezikoi të fundosej por forcat franceze të shpëtimit ndërhynë duke shmangur tragjedinë.

Në bordin e varkës 8 metra të gjatë ndodheshin 48 persona ku shumica ishin shtetas shqiptarë meshkuj. 5 femra dhe 3 fëmijë ishin gjithashtu mes emigrantëve që tentonin të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas shpëtimit të tyre emigrantët u shoqëruan në Portin e Treport rreth orës 10:00 të mëngjesit ku iu dha edhe ndihma mjekësore atyre që iu nevojitet.

Sakaq, emigrantët iu nënshtruan një kontrolli administrativ në një gjimnaz të qytetit tha kryebashkiaku i qytetit France në një deklaratë,shkruajnë mediat e huaja.