Presidenca ka publikuar pamjet e ceremonisë së betimit të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të kabinetit “Rama 3” para kreut të shtetit Ilir Meta.
Ceremonia ka zgjatur vetëm 15 minuta dhe ministrat e rinj kanë vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, duke u betuar se do të zbatojnë me përpikmëri librin themeltar të shtetit dhe ligjet.
“Anëtarët e Këshillit të Ministrave u betuan sot para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, sipas procedurës kushtetuese.
Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Kryeministri Sh.T.Z Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Ministrave u betuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”
Gjatë kësaj ceremonie solemne ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Sh.S.Znj. Lindita Nikolla dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit të Republikës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Presidenca.