Deputeti i Partisë Demokratike për Lushnjen, Saimir Korreshi në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek disa shqetësime me të cilat përballen fermerët në këtë qytetet.
Korreshi tregoi se fermerët i kanë dhënë një palë çizme dhuratë për ministren e Bujqësisë, por që nuk ka mundur t’i marrë në këtë seancë pasi nuk e ka lejuar garda.
“Disa fermerë më kanë ngritur dosa probleme. Ata më kanë bërë edhe një dhuratë për ministren e Bujqësisë, një palë çizme por garda nuk më la t’i fusim. Dua të them se në Lushnje kanë shqetësim për farën e domates. Problemi është moslidhja e frutave për një bimë rritur mirë, por me shumë pak fruta, sipas ministrisë së Bujqësisë ka defekt në teknologji apo mbidozë hormonesh, por kjo nuk qëndron sepse në të njëjtën serë janë mbjellë dy hibride…”, ka thënë ai.
Gjithashtu u ndal tej një tjetër rast problematik, pasi një sipërmarrës i cili ka marrë fonde për grumbullimin e fruta-perimeve nga Ministria e Bujqësisë ka gënjyer fermerët sepse nuk e ka bërë.
“Rasti tjetër është me një skemë piramidë e një sipërmarrësi i cili ka gënjyer fermerët. Ai ka marrë një fond nga Ministria e Bujqësisë për të bërë grumbullimin e fruta-perimeve. Por fermerët kanë treguar se kjo nuk është realizuar por lekët janë ‘rruajtur’…(janë vjedhur).Tani ky zotëria farën ua serviri, lekët i mori u lidh edhe kontrata pa noter. Ai bëri edhe panair në Lushnje dhe tha se do të konkurrojë Greqinë dhe Maqedoninë, por në fund bëri opingat…
Po ashtu i ndalur tek Eurobondi, Korreshi tha se një pjesë të këtij borxhi duhet ta përdorin për të blerë batanije për tu ngrohur.