Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në ‘arrest në burg’ Erdgys Arrazin, në lidhje me mbytjen e gruas dhe tre fëmijëve të tij.
Arrazi babai i 3 fëmijëve, akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes së familjarëve të tij.
Prokuroria dhe policia vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje për të cilën Erdgys Arrazi, bashkëshorti i 39-vjeçares akuzohet për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” si rrjedhojë e dhunës në familje, akuza të cilat vetë ai dhe i vëllai i tij i kanë mohuar ndryshe nga motra e Almës, e cila e ka akuzuar për dhunë në familje dhe tradhti.
Kujtojmë se Alma Arrazi u mbyt bashkë me fëmijët e saj të mitur në lumin Buna, ndërsa trupat e tyre u gjetën disa ditë më vonë. Ngjarja në fjalë tronditi mbarë opinionin publik.