Mbyllet zyrtarisht numërimi në Qarkun e Durrësit, PS siguron 8 mandate, PD 6, nuk ia del dot LSI

 Është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të votave edhe në Qarkun e Durrësit. Ky qark është ndarë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Nga rezultatet në 481 KZAZ, PS ka fituar 8 mandate, mbi 50% të votave, e ndjekur nga PD me 6 mandate, 41.4% të votave, ndërsa LSI nuk ka mundur dot të sigurojë mandat deputeti.

Tashmë, vijon ende numërimi i votave vetëm në dy qarqe, përkatësisht në Lezhë, ku vijon numërimi në KZAZ-në e fundit, dhe në Tiranë, ku janë pa përfunduar procesin disa KZAZ.