Ka përfunduar procesi i votimit dhe numërimi i votave për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë. Sipas fletëve të votimit të gjetura në kuti, Kandidati Kavajas Arnold Kariqi ka fituar me mbi 95 përqind të votave. Ai ka marrë mbështetjen e 244 votuesve nga 253 që kanë marrë pjesë në votime.