Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të PD, rekord pjesmarrje

Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të PD, rekord pjesmarrje 
Mbyllet procesi i votimit për Kryetarin e Partisë Demokratike në Kavajë.
Sipas parashikimeve zgjedhjet janë mbyllur në orën 18:00. 
Në këto zgjedhje sipas komisionit që menaxhoi procesin zgjedhor ka pasur një pjesmarrje shumë të lartë. 
1084 anëtarë të PD kanë Marrë pjesë në votime për zgjedhje, një shifër rekord pjesmarrje ndërsa gjithsej të drejtën e votës e kanë mbi 1500 anëtarë.
Kujtojmë që procesi i votimit u hap në orën 08:00, ku demokratët votuan per tre kandidatët.
Kandidatët janë: Eris Xhihani, Hysen Kadiu dhe Rudin Hylviu.