Mbyllet numërimi, Fisnik Qosja fiton Primaret e PD në Kavajë

Fisnik Qosja është shpallur fitues i Primareve të PD të organizuara në Kavajë pas mbylljes së procesit të numërimit të votave.

2703 votat e hedhura në Kuti kanë nxjerrë fitues Fisnik Qosjan përballë kandidatit tjetër Isa Sakja.

Nga numërimi i votave rezulton se fituesit ka pasur 84 vota më shumë, ndërsa disa kanë dalë edhe të pavlefshme.

Rezultati zyrtar do të Publikohet nga Partia Demokratike ditën e nesërme.

Fituesi i Primareve do të jetë edhe kandidati i opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit për Bashkinë e Kavajës.

Kujtojmë që në votimet e sotme ka pasur një numër rekord pjesmarrësisht, 2703 votues.

Votuesit sipas Njësive

Kavaja 1650
Golemi 570
Luzi i Vogël 209
Synej dhe Helmas 290