Fanella e Nedim Bajramit në ndeshjen që i shënoi shitet në ankand për shifrën marramendëse prej 5.792 euro.
Është ky rezultati përfundimtar i ankandit të hapur pas ndeshjes së parë me Italinë, ku u nxorën në shitje të gjitha fanellat e kuqezinjve për atë ndeshje. Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e Armando Brojës, që kapi vlerën 825 euro.
Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që po zhvillohet në Gjermani.