Mbi 100 vite histori në Kavajë, Ledio dhe Halil Beçerri ndjekin traditën familjare me super sallonin e ri

Familja Beçerri ka më shumë se një shekull që e mban si traditë dhe bijtë e saj, Ledio dhe Halili kanë vite që ndjekin profesionin e të parëve.

Dy djemtë njihen nga të gjithë në si duarartë që kanë profesionin e nderuar të berberit, ndërsa klientët shtohen çdo ditë e më shumë.

Nga data 1 gusht Ledio dhe Halil Beçerri hapën dyert e sallonit me luksoz në qendër të Kavajës duke i dhënë një imazh të Ri qytetit tonë.

Me nje trashegimi profesionale prej me shumë se 100 Vite, Beçerri Sallon Since 1905 vjen me shërbim maksimal për të gjithë klientët duke i dhënë ngjyra ketij profesioni fisnik.

Me 5 poltrona luksi + Prive zonë, “Sallon Since 1905” është vendi i duhur për të gjitha ata që kujdesen për “look- un” dhe imazhin e tyre.

Ledio dhe Halili ofron në “Sallon Since 1905” një mundësi për të përfituar profesionin me kurse 3 mujore për të rinjtë duke i pajisur me diplomë që njihet brenda dhe jashtë vendit.

Në ceremoninë e inagurimit të sallonit të Ri dhe modern morën pjesë miq dhe të ftuar të shumtë.

Duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese, urimi më i madh shkon për dy djemtë e talentuar që janë ndër të paktët të rinj që ushtrojnë profesionin e të parëve me shumë përkushtim dhe profesionalizëm.

IMG_3447