Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një njoftimi në Facebook ka bërë me dije se nga sot nisin aplikimet për të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, për mbështetje financiare nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë.
Statusi:
Nisin sot aplikimet për të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, për mbështetjen financiare nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë.
Deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik.
Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor.