Maturantët janë mbledhur këtë paradite për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit dhe kanë bllokuar rrugën e Durrësit.
Ata pretendojnë se provimi i Matematikës ishte i vështirë, i pabazuar në literaturën. “Pyetjet nuk përputheshin me modelin e nxjerrë”, shprehen maturantët.
Ata kërkojnë që të rishikohen pikët ose përsëritjen e testit.
Edhe maturantët e Durrësit janë ngritur për të protestuar gjithashtu. “Ne kërkojmë një rivlerësim të testit ku të ulet tavani i pikëve sepse kishte ushtrime që ishin ne nivelin maksimal dhe kufirin i 10 është vetëm 7 pike, ndërkohe kishte ushtrime me shume pikë të cilat kalonin çdo pritshmërie. Ne kemi dy vite online duke marrë parasysh dhe kushtet në të cilat ne kemi mësuar, kanë qenë tepër të vështira. Kërkojmë mbështetjen tuaj, sepse nga këto provime varet e ardhmja jone qe me 3 vite pune na u shemb për 2 ore e gjysmë,” shprehen ata.
Ndërkohë, më herët QSHA iu përgjigj maturantëve lidhur me pretendimet e tyre, duke theksuar se nuk kishte asgjë jashtë programit.