Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Bubq të Krujës, ku një 51-vjeçar masakroi me thikë gruan e tij.
“Klarita mund të jetë vrarë për xhelozi”. Kështu shprehen të hidhëruar fqinjët e prindërve të Krarita Ismalajt, e cila u vra brutalisht ditën e sotme nga bashkëshorti i saj brenda automjetit të tyre, ndërsa vijojnë më tej duke thënë se kohët e fundit mes tyre kishte nisur dhe një debat për një strehim të ri për nënën dhe babanë e 45-vjeçares.
Raportohet se ajo i kishte kërkuar Artanit, bashkëshortit që t’i blinte prindërve të saj një shtëpi të re, jo në periferi të Fushë-Krujës ku ata banojnë, por në Bubq. Rastësi ose jo, por ai i morri jetën nënës së dy djemve në Bubq. 51-vjeçari theri me thikë gruan e vet dhe më pas tentoi vetëvrasjen me të njëjtën thikë. Ai u transportua në gjendje të rëndë për mjekim më të specializuar në kryeqytet.
Ndërkohë, në deklarimet e tij roja i magazines i cili gjeti i pari çiftin deklaroi se fillimisht dy personat ishin në momente intime, por kur është afruar për t’i larguar nga oborri, ka parë trupin e gruas të mbuluar me gjak.
“Fillimisht mendova se ishin në momente intime dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë”- kështu është shprehur punonjësi i sigurisë në dëshminë e tij për policinë, lidhur me krimin e ndodhur në fshatin Bubq të Krujës.
Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stallë lopësh. Mbetet e paqartë se përse Artani dhe Klarita udhëtuan nga Tirana drejt Bubqit. Ndërkohë, për të shmangur dëshmitarët, Artani e ka futur makinën në një zonë të vështirë në fshatin Bubq.