Te Egnatia nuk kanë kohë për të humbur, pasi Champions League po ‘troket’ në derë. Kampionët ditën e djeshme u kanë dhënë fund pushimeve 10 ditore.
Kështu ditën e sotme skuadra me në krye Edlir Tetovën do të rikthehen në fushën e lojës. Ekipi do të grumbulohet në ambientet e stadiumit “Egnatia Arena” për të nisur kështu përgatitjet për pjesmarrjen në Champions League.
Rrogozhinasit marrin për herë të parë pjesë në këtë kompeticion, pasi po për herë të parë ia dolën të fitojnë titullin kampion në Superiore. Tetova me ‘djemtë’ e tij do të kërkojnë të shkojnë sa më larg në kompeticionet europiane.