Marrëveshje 3 vjeçare, Talenti Kavajas Geri Selita kalon tek Egnatia, do luajë në Superiore
Talenti Kavajas Geri Selita vishet bardhejeshil dhe do të luajë për 3 sezone tek Egnatia në SuperLeagua
Përmes një mesazhi në faqen zyrtare Klubi i Futbollit Egnatia ka njoftuar se ka arritur të nënshkruaj një kontratë 3 vjeçare me mesfushorin e talentuar Geri Selita. Talenti Kavajas ka qenë më parë pjesë e ekipeve të KS Besa, Partizani dhe eksperienca jashtë vendit.
Afrimi i 21 vjeçarit Selita pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën e Egnatias në edicionin 2022/2023 ku pretendon jo vetëm qendrimin ne Superligë por synon arritjen ne Kupat e Europës./Kavaja.Net