Kryetari i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi sot mosbindje civile për portin e Durrësit.
“Problemi me Portin e Durrësit, për të cilin u votua që të vidhet mesnatën e të enjtes që kaloi, është një problem madhor. Së pari, ne kemi dërguar në Kushtetuese marrëveshjen. Së dyti do krijojmë një Komision Hetimor. Së treti do qëndrojmë me mosbindje civile dhe të gjitha format. Së fundmi, u bëj thirrje qytetarëve dhe kompanive që të qëndrojnë larg kësaj mega-afere. Asgjë nuk dihet t’i joshë ata për të investuar, për t’u mashtruar nga ndërtimet në këtë shesh”, tha Berisha.
PROTESTA
Kreu i partisë Demorkatike Sali Berisha njoftoi ditën e sotme në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët në Facebook se do ndodhë një protestë para portit të Durrësit mes debateve dhe diskutimeve që kanë ndodhur së fundmi në lidhje me këtë projekt.
Sipas Berishës porti është dhe ka qenë krenaria dhe simboli i qytetit të Durrësit, për të cilin tha se nuk do arrijë të kthehet kurrë në një pronë private të kryeministrit Edi Rama përmes projektit të cilin e cilësoi si ‘ogurzi’.