Marrëveshja e 17 Majit Rama- Basha/ Meta: Pjesë e paktit, djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale


Pesë vite nga marrëveshja e 17 Majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD në atë kohë Lulzim Basha, presidenti Ilir Meta ka renditur disa nga pikat që sipas tij u dakordësuan mes tyre.

Meta u shpreh se ajo marrëveshje u bë në errësirë por sipas tij ende gëlon duke përmendur si pikë të paktit edhe djegien e mandateve si dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale për t’i dhënë PS-së të gjitha pushtetet.

“Në këto 32 pasojat shkatërrimtare për drejtësinë të gjitha vazhdojnë t’i ndjejnë edhe sot shumë rëndë si në çdo ditë të këtyre viteve që kanë kaluar. Ajo marrëveshje e realizuar 5 vite më parë në errësirë është ekspozuar në dritën përvëluese të diellit për çdo qytetar të Shqipërisë.

Ajo nuk ishte vetëm një marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme duke penalizuar edhe aleatët që qëndruan solidar por vijoi edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe më pas.

Vijoi përgjatë 5 viteve dhe ende gëlon. Ishte pjesë e zbatimit të marrëveshjes së 17 Majit edhe diegia e mandateve parlamentare të opozitës duke i garantuar pushtetit kapjen e parlamentit. Ishte pjesë e marrëveshjes gjithashtu edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke i dhuruar partisë shtet kontrollin mbin bashkitë.

Ishte pjesë e zbatimit të marrëveshjes zë 17 majit djegia e qëllimtë e mirë koordinuar e mandateve parlamentare të opozitës duke i garantuar pushtetit kapjen e plotë të parlamentit e gjithë institucione të pavarura.

Ishte pjesë e marrëveshjes edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke dhuruar partisë shtet kontrollin absolut dhe të institucioneve bashkiake.

Ishte pjesë e asaj marrëveshje edhe mos regjistrimi i PD në KQZ në 13 tetor 2019 datë që e zgjodhi vetë PD.

Po kështu ishte pjesë e asaj marrëveshje që t’i lehtësohej puna qeverisë, përmes parlamentit të kapur 100% për të kaluar me nxitim dhjetra koncesione korruptive të pasurive e shërbimeve publike, si dhuratë për një grup oligarkësh në shërbim të pushtetit.

Po kështu shembja e Teatrit Kombëtar. Tre vite më pas marrëveshjes se dy vite më parë nga sot, më 17 maj, ishte pjesë e një bashkëpunimi të qartë dhe tashmë e një politikë të mirëstrukturuar për të zhbërë identitetin kulturor e kombëtar.

Shitja e zgjedhjeve të 25 prillit te pushteti madje duke prishur në heshtje marrëveshjen e hapur të 5 qershorit, ishte pjesë e marrëveshjes së 5 viteve më parë.

Ishte pjesë e kësaj marrëveshje bojkoti i reformës në drejtësi që bëri ajo lloj opozite që lehtësoi kapjen e plotë të drejtësisë të re nga gryka nga qeveria aktuale”, tha Meta.