Pedagogu Mark Marku ka analizuar situatën në PD, teksa akuzon ish-kryeministrin Sali Berishën se ka shkatërruar demokracinë në këtë parti.
Marku kritikoi nga emisioni “Opinion” dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, të cilin e cilësoi “miting”.
Më tej, Marku tha se nëse dikush do të kishte marrë iniciativën që të zhvillonte “Foltore” në kohën që drejtonte Berisha PD, do të ishte dhunuar nga njerëzit e tij.
“Nëse ka një njeri që ka shkatërruar demokracinë në PD është Sali Berisha dhe ata që e kanë mbështetur gjatë pushtetit të tij absolut. Këta e kanë zgjedhur kryetarin e PD, Lulzim Bashën me 80% të votave dhe tani duan të mbledhin Kuvendin me 1/3 e delegatëve.
Ka filluar takimet Sali Berisha, nëse do i kishte bërë dikush foltore Berishës do ishte rrahur dhjetë herë në ditë.
Ai fillimisht shpall nga mitingjet shpall ditën e Kuvendit, kandidaturën e tij dhe se do të mbrojë kandidaturat e tjera dhe tani shikojnë se do të bëjmë një miting më të madh dhe do të sjellim demokracinë në PD,”-tha Marku