Makina përplas biçikletën, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Petrushë, kur një mjet, ka përplasur një shtetas që po udhëtonte me biçikletë.

Mësohet se i dëmtuari po transportohet drejt spitalit të Korçës, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të plotë dinamikën e aksidentit në fjalë.