Një makinë që po ecte me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga në Korçë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se mjeti ka përfunduar përmbys në unazën e qytetit jug-lindor. Shoferi mësohet se është larguar nga vendngjarja.
Aksidenti ndodhi pranë një lavazhi, mesditën e kësaj të hënë. Sipas informacioneve nga policia, mjeti ka qenë me shpejtësi të madhe, ndërsa ka marrë përpara një pemë dhe më pas është përplasur me mur rrethues.
Ajo që duket e cuditshme është se pas mbërritjes së policisë dhe ambulancës, brenda mjetit nuk është gjetur drejtuesi.
Ndërkohë, policia në vendin e ngjarjes po punon për të identifikuar drejtuesin e mjetit, i cili është larguar sapo ka ndodhur aksidenti.