Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, e pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen rëndë të një tjetri.
Policia njofton se ngjarja është shënuar në Pezë Helmës, ku shtetasi F. H., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë, ka ndërruar jetë në vend pasagjeri në mjeti, si dhe është plagosur rëndë shoferi.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 17.12.2021, rreth orës 13:17, në Pezë Helmës, shtetasi F. H., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi A. G., ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.