Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rreth-rrotullimin e Dimalit, rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm. Në pamjet e siguruara nga News24 duket qartë mjeti tip “Ford”, i cili ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal. Burimet e policisë bëjnë me dije se mjeti me targa AA 602 XL, ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe lagështira e rrugës ka bërë që ai të humbasë kontrollin e mjetit në kthesë.
Pas daljes nga rruga, mjeti që drejtohej nga 23-vjeçari R.B., ka përfunduar i përmbysur në kanal. Kanë qenë banorët e zonës ata që pas përplasjes së mjetit e kanë ndihmuar 23-vjeçarin të dalë nga mjeti pa lëndime. 23-vjeçari ka shpëtuar mrekullisht nga aksidenti i rëndë, ndërkohë që mjeti është shkatërruar plotësisht.
Ekspertët e policisë rrugore në vendngjarje kanë konfirmuar se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia jashtë normave të lejuara dhe lagështira, ndërkohë që konfirmohet se drejtuesi i mjeti nuk kishte konsumuar pije alkoolike.