Luzi 2008 tregoi forcë edhe në Kupë duke barazuar me Teutën e Durrësit. Ekipi i Luzit 2008 ka arritur një barazim me shumë vlera në ndeshjen e parë të turit të parë në Kupën e Shqipërisë.
1-1 ishte rezultati përfundimtar i një ndeshje të luftuar nga vendasit por edhe miqtë e Teutës së Durrësit.
Në një ndeshje të luajtur në Shijak, ekipi nga Luzi i Vogël i Kavajës tregoi vendosmëri dhe dëshirë për të kaluar raundin e parë i cili duket i vështirë pasi ndeshja e kthimit do luhet në “Niko Dovana” në Durrës.
Luzi 2008 – Teuta 0 – 0
U luajt në Shijak