Deputeti i PD Dashnor Sula ka reaguar pasi Lulzim Basha njoftoi se do apelojë vendimin që i dha Sali Berisha Vulën e Logon e Partisë Demorkatike. Sula thotë se konflikti për PD nuk duhet mbajt ndezur!
Reagimi i Dashnor Sulës
📍Partia Demokratike nuk i përket vetëm dy individëve. PD është aset kombëtar. Pas më shumë se dy viteve rrugëtim në gjykatat e vendit, tashmë ka një vendim të formës së prerë.
Për shkak të konfliktit të dy nga personave më të pushtetshëm në PD, qeveria përjetoi një tjetër mandat komod pa shumë shqetësime nga ana e opozitës.
E kam thënë edhe më herët që konflikti në PD do duhej të ishte zgjidhur nga dy personat përgjegjës që e krijuan këtë konflikt në mënyrë politike dhe jo në gjykatë por askush nuk vuri interesat e demokratëve para egos së vetë.
Kjo nuk ndodhi, dhe tani kemi një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit. Me rëndësi është që teksa kemi hyrë në vitin elektoral, asnjëri nga dy shkaktarët e konfliktit nuk duhet ti “fryjë zjarrit” për të mbajtur konfliktin ndezur e për rrjedhojë tia japë fitoren në tavolinë mazhorancës aktuale.
Ata demokratë që e kanë të lidhur militimin e tyre në parti duke u mbështetur te logoja e PD meritojnë të fokusohen vetëm në qëllimin parësor për ti ofruar shqiptarëve një alternativë. Në këtë këndvështrim mbajtja e kobfliktit ndezur është egoizëm dhe luftë për interesa personale.
📍Tani që çështja e vulës e bëri një raund në të gjitha hallkat e gjyqësorit, çdokush që beson tek parimet dhe tek programet, duhet të krijojë formacionin e tij dhe të vijojë betejën e tij.
Demokratët që e mbështesin aderimin e tyre te vula dhe logo e PD, nuk duhet të kenë më pikëpyetjet se kush është kryetari legjitim.