Lulzim Basha kërkon hetim për të shpallurit “non grata”! Ja çfarë thotë për vizën amerikane!


Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkur hetim për personat e shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një komunikim për gazetarët, Basha deklaroi se drejtësia duhet të bëjë një hetim të plotë për ata zyrtarë ndaj të cilëve aleati strategjik ka ngritur akuza.

Të njëjtën gjë kërkoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili në Kongresin e PS i bëri thirrje SPAK që të hetojë Sali Berishën.

Pyetje: Mendoni se drejtësia duhet të hetojë personat e shpallur non grata?

Basha: Normalisht po. Kjo është një pyetje që i jam përgjigjur edhe më parë dhe nuk ka nevojë të shtjellohet. Nëse ka një akuza nga aleati i SHBA drejtësia duhet të kishte nisur një hetim të plotë.

BASHA PER VIZËN AMERIKANE

Ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse e ka vizën për në SHBA, Basha sqaroi se e ka pasur dhe nëse do ti duhet do ta marrë sërish.

Pyetje: E keni marrë vizën për në SHBA?

Basha: Eskobar më ka ftuar për në SHBA, ftesën e kam pranuar. Zhvillimet kanë qenë të vrullshme. Me shumë kënaqësi unë do të vazhdoj kontaktet me SHBA duke hedhur poshtë çdo trillim dhe shpifje që synon të baltosë këtë betejë parimore.

Pyetje: E keni marrë vizën apo jo”?

Basha: Unë kam patur një vizë prej kohësh dhe nëse do të më duhet një vizë do ta kërkoj dhje do ta marr.