Lulzim Basha “kërcënon” rëndë ata që duan të marrin pjesë në Kuvendin e Berishës!

Lulzim Basha në takimin që ka zhvilluar sot me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike,  është shprehur se kushdo që do të marrë pjesë në Kuvendin e thirrur më 11 Dhjetor, do të ndëshkohet sipas statutit.

Basha është shprehur se nuk do të lejojë që të krijohen institucione paralele në PD.

Kuvendi legjitim i PD, ka thënë Basha, është i datës 18 dhjetor, ndërsa 11 dhjetorin e konsideroi sërish miting të Sali Berishës.

“Do ta zbatoj statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së partisë, fatin e ka të caktuar nga statuti i partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën. Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi statutin dhe nuk është mbi të tjerët”, është shprehur Basha.