Luksi qeveritar, shpallet kompania fituese që do të marrë 50 milionë lekë për ndërtimin e kalçetos


Në tetor të këtij viti, kryeministri Edi Rama dhe Zv/kryeministri Arben Ahmetaj shpallën me alarm krizën energjetike. 

Ndërsa dyshja e qeverisë trumbetonin në ankth për krizën e rëndë, ministrat dhe drejtorët planifikonin tendera luksi për bileta avioni, makina të reja, mobilie, perde, fusha futbolli etj.

Mes tenderave të luksit bie në sy edhe një shpenzim me vlerë rreth 50 milionë lekë, për të ndërtuar një kalçeto tek Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës.


Në 25 tetor 2021, dy javë pasi Rama shpalli emergjencën energjetike, Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme në Durrës ka shpallur tenderin për ndërtimin e kalçetos. Ditët e fundit është shpallur fituese e tenderit kompania ‘AVDULI’, me ofertë 4,973,060 lekë. 

Sipas përllogaritjeve, rreth 50 milionë euro shkojnë çdo vit për luksin qeveritar, pa llogaritur udhëtimet e ministrave dhe deputetëve me charter, financuar nga oligarkët, të cilët në këmbim marrin para publike, prona dhe koncesione.