Luhet Laçi-Anderleht, e gjithë vëmendja e menaxherëve të huaj, për talentin kavajas Regi Lushkja

Të enjten e gjithë vëmendja e futbollit shqiptar është fokusuar në ‘Elbasan Arena’, aty ku Laçi pret ekipin e njohur belg Anderleht në raundin e tretë të Conference League.
Kurbinasit të motivuar kërkojnë të bëjnë surpriza dhe të lënë gjurmë, por ndeshja ka tërhequr edhe vëmendjen e menaxherëve të huaj të futbollit të cilët pritet të zbarkojnë të enjten në ‘Elbasan Arena’ për të vëzhguar kualitete që kanë spikatur me ekipin kurbinas.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se në fokusin e menaxherëve të huaj do jetë edhe 25-vjeçari kavajas Regi Lushkja.
Talenti kavajas është një nga futbollistët më të spikatur të Laçit, i cili shumë herë është treguar vendimtar me paraqitjet e tij në fushë ka arritur të tërheqë vëmendjen e menaxherëve të huaj të cilët kërkojnë t’i japin mundësinë e artë për të hedhur një hap më lart në karrierën e tij, jashtë Shqipërisë.
MUNDËSI PUNËSIMI NE KAVAJË 👇

Futbollist me klas dhe i ‘dashuruar’ pas asistit, por edhe golashënues këtë sezon 25-vjeçari është bërë inspirues i ekipit kurbinas në Kupat e Europës.
Ndaj Podgoricës, goli i 25-vjeçarit kavajas i dha edhe kalimin për në turin tjetër kurbinasve, ndërsa në kualifikimin historik ndaj rumunëve të Universitatea të Craioves, Lushkja ishte vendimtar me pasimin kryevepër që dha në shënimin e golit te fitores 1-0 te Laçit në ‘Elbasan Arena’ kundër rumunëve.