Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim deklaroi se pavarësisht faktit që PD-ja ndodhet në një pozitë të vështirë reformimi, duke shtuar se shpreson që të dalë nga kjo rrugë më e fortë, që të fitojë sërish zgjedhjet.
Pas një takimi me liderin opozitar, Lulzim Basha, diplomatja amerikane tha se Uashingtoni shpreson që qeveria shqiptare të jetë serioze sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.
“Unë sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni, ku kam pasur mundësi të flasë me drejtues nga të gjitha agjencisë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë. Kam pasur mundësi të mund t’iu japë informacion shefave dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri. Besoj që mendova se ishte tejet e rëndësishme që sapo të kthehesha të mund të vija në PD, për të ndarë me të atë që kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar dhe për të punuar më ngushtësisht me PD.
E dini të gjithë që SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD. Ne ishim aty kur PD hipi në pushtet për herë të parë dhe shpresoj që të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon. E kuptojmë fare mirë që PD ndodhet në një pozitë të vështirë, proces tranzicioni, por shpresojmë se do të dalë me të fortë dhe më e bashkuar, që të kthehet dhe të fitojë përsëri zgjedhjet. Gjithashtu dua që të konfirmoj se sa i përket Uashingtonit të jemi serioz në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, jemi të gatshëm që ta sulmojmë atë, pavarësisht rangut, nivelit, apo partisë.”, -tha ajo.
“Demokracia përkufizohet nga të pasurit një parti të lirë dhe opozitarë të fortë. Gjithashtu e kuptojmë mirë që PD ndodhet në një situatë të vështirë, por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar dhe shpresojmë të kthehet më e fortë për të fituar zgjedhjet. Gjithashtu dëshiroj të konfirmoj që përsa i përket Uashingtonit, ne jemi serioz në luftën kundër korrupsionit, jemi të gfatshëm ta sulmojmë atë pavarësisht rankut dhe posteve.
Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo që ka ndodhur për përcaktimin e rasteve dhe marrëdhënieve të SHBA-së për të sulmuar demokracinë e Shqipërisë. Është e gabuar dhe ofenduese. Në fakt dua të kujtoj që në 6 maj 1920 kur të gjithë donin që Shqipëria donin të shuhej nga faqja e dheut, Presidenti amerikan tha që Shqipëria është e pavarur. Shqipëria do të vijojë më e fortë sovrane. Kushdo që do të vendosë SHBA-në kundër popullit shqiptar, e keni gabim. Populli shqiptar e di që e keni gabim. Pozita jonë përsa i përket sovranitetit të Shqipërisë nuk ka për të ndryshuar.
Pozita jonë kundrejt PD-së nuk do të ndryshojë. Mbetet shumë punë për të bërë në javët në vazhdim. Është thelbësore që PD është rikthyer në Kuvend plotësisht. Ka veprime që duhen ndërmarrë që të kemi zgjedhje më të mira herën e ardhshme për të trajtuar mangësitë që janë identifikuar në raportin e ODIHR. Duhet bërë punë për reformën territorial dhe në luftën kundër korrupsionit. E gjithë kjo kërkon që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar, por nuk mund të bëhet përpara nëse një këmbë është prapa. Ne presim që të ecim përpara me popullin e Shqipërisë, kështu që le të ecim përpara” – tha Kim.