Liverpool shënon 9, Haland i përgjigjet me tripletë. Mësoni rezultatet e sfidave të Premier Ligës

Premier Liga dhuroi spekatakël të vërtetë në ndeshjet e para të javës së saj të katër, me 5 sfidat e orës 16:00 që sollën plot 21 gola të shënuar.

Ajo që ra në sy ishte fitorja historike e Liverpulit, e cila triumfoi 9-0 në “Anfield” përballë Bërnmuthit. Kjo fitore sjell dhe njëherë favorit për titull skuadrën e Klop, e cila bëri një start mjaft të keq, me dy pikë në 3 javët e para.

liverpul

Mançester Siti harroi barazimin me Njukasëllin në javën e kaluar dhe duke mundur në shtëpi Kristal Palas me përmbysje, ku protagonist ishte Erling Haland me një triplet të realizuar.

haland

Te fitorja gjithashtu u kthye edhe Çelsi, që mundi në shtëpi mes vuajtjesh Leistërin me rezultatin 2-1. Për Brojën, i cili sapo u rikthye nga dëmtimi nuk pati asnjë minutë në fushë.

celsi

Brentfordi i Thomas Strakoshës, barazoi 1-1 në shtëpi përballë Evertonit, por gardiani shqiptar sërish nuk debutoi në Premier Ligë.

Sfida e fundit u fitua nga Brajtoni, që në shtëpi mundi Lidsin.

REZULTATET:

ÇELSI 2-1 LEISTER

Sterling 47′, 63′ / Barsn 66′

LIVERPUL 9-0 BËRNMUTH

Diaz 3′, 85′, Eliot 7′, Aleksandër-Arnold 29′, Firmino 31′, 63′, Van Dajk 45+1′, Mefam (A.G) 47′, Karvajo 81′

MANÇESTER SITI 4-2 KRISTAL PALAS

Silva 53′ , Haland 62′, 70′, 81’/ Stons (A.G) 4′, Andersen 22′

BRENTFORD 1-1 EVERTON

Zhanelt 85′ / Gordon 24′

BRAJTON 1-0 LIDS

Gros 66′