Në një lidhje direkte për studion e lajmeve në“News 24”, gazetari Arestir Lumezi komentoi lëvizjet e orëve të fundit në kampin socialist, pakënaqësitë dhe debatet e ndodhura. Sipas Lumezit debati i parë ka qenë mes ish-ministrit Ditmir Bushati dhe kryeministrit Edi Rama.
Gazetari thotë se Bushati e ka pritur vendimin për të mos qenë pjesë e listave, por nuk e ka pranuar përbërjen e tyre, duke sugjeruar që në brendësi të ketë persona me integritet të lartë.
Po ashtu, sipas gazetarit pakënaqësi kanë pasur dhe Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Fatmir Xhafaj, pasi si pjesë e PS ndër vite, nuk e kanë pritur mirë renditjen në vendet e fundit të listës për qarkun e Tiranës. Mbështetjen për ta sipas gazetarit, e ka ofruar zv. kryeministri Erjon Braçe.
“Lista është propozuar nga drejtuesit e qarqeve që kishte marrë përsipër ekipet që do të garonin në zgjedhje, që do të garantonte objektivat minimale dhe maksimale që drejtuesit e qarqeve kanë vendosur para kryeministrit. Reagimi i parë ishte ish-ministri i Bushatit, që edhe pse nuk ishte në listë, e cilësoj si parimor në atë që tha. Ai tha se lista ishte jo kolegjiale dhe mos e bazuar në kontributin e PS. Janë thënë të vërtetat në sy. Zoti Bushati ka qenë kritik për mënyrat se si janë bërë listat, por edhe cilësinë e tyre. Ai ka qenë i drejtpërdrejtë kur ka thënë se persona të lidhur me PPP, koncesione do të ishte mirë të mos ishin pjesë e listës dhe të mos jenë një njollë apo target sulmi për kundërshtarin. Po ka qenë një argumentim i zotit Veliaj si drejtues i Tiranës. Ajo që ka rënë në sy është renditja nën listën fituese e Padneli Majkos, Kodhelit dhe Xhafajt. Është vënë në dukje dhe është parë si defekt i listës edhe nga Braçe. Ndërkohë që PS ka si armë të fortë Reformën në Drejtësi, ndërkohë që drejtuesi i komisionit të posaçëm i kësaj reforme është në vendet e fundit të listës, kjo tregon një mosbesim për atë që ti e ke si kalë beteje në këto zgjedhje. Ka një paradoks, asaj që quhet si suksesi yt dhe njerëzit e kontribuues në këtë reforme. Po ashtu edhe Majko dhe Kodheli nuk e kanë kundërshtuar listën, por përse janë në atë renditje. Zonja Kodheli mbulon rreth 9 qendra votimi në Tiranë, ndërkohë që merr maksimalisht votat e tyre nuk merr votat e nevojshme për të fituar. Ka pasur një lloj spostimi, gjithsesi një ministre e suksesshme e mbrojtës, përgjigja ka qenë pak cinike dhe ka thënë që edhe pse s’do marrësh votat e duhura unë do të ndihmoj të bësh fushatë mediatike të duhur për të arritur votat e duhura. Drejtuesit politik të qarkut të Tiranës, si Bushati dhe Spiropali, janë të 2-ët dhe të 7-ët, nuk dimë si ta përkthejmë këtë vendosje të tyre, një vendosje sigurie dhe zbritur emrat e tjerë të partisë”, tha Lumezi.
Ndër të tjera gazetari argumentoi se në listat për deputetë ka emra të rinj, ndërsa shtoi se Partia Socialsite është treguar më e qartë dhe e sigurtë në përzgjedhjen e merave, se sa Partia Demokratike.
“Lista ka emra të rij, kryesisht të ardhur nga përvojat e pushtetit vendor, ka një tentativë për të pasur një koletereal të fortë në këtë fushatë, siç është PS. Rama i është kthyer logos së 2005 të Fatos Nanos, trëndafili me grushtin. Edhe në vitin 2013 e 2017 kemi pasur logon e Rilindjes. Partia duhet të mbështesë këtë plejadë të rinjsh të sapo hyrë në lista. Nuk besoj se janë personalitete të fushave. Rama i ka vendosur drejtuesit e qarqeve para disa sfidave për të marrë objektivin. Ai nuk pranon rezultat poshtë 78. Të gjithë drejtuesit e qarqeve janë para kësaj beteje për të garantuar votat e 2017 për të qenë në qeverisje. Për të parë objektivin maksimal do të jetë një fitore e plotë. Në Partinë Demokratike shohim shumë pasiguri, emra të ricikluar. Shihje një lloj pasigurie dhe paqartësie të paktën tek ekipi që do të kërkohen vota. Është më i favorizuar kryeministri, nga pushteti që të jep garanci. Por është dhe një sfidë sepse PS do të tentojë për herë të parë të marrë mandatin e 3 radhazi”, u shpreh gazetari.