Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në veri të Shqipërisë. Qytetarë të shumtë nga Shkodra, Velipoja dhe Lezha raportojnë se lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda.
Sipas “EMSC” tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e ka qenë 12 km nga qyteti i Pukës, ndërsa thellësia e saj ka qenë 10 km. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.