Shërbimet e Zjarrfikëse të Kavajës kanë shuar zjarrin i cili ra mesditën e stome pranë ish-fabrikës së qelqit.
Zjarri dogji shkurre dhe ferra Por ne disa momente rrezikoi edhe banesat aty pranë.
Mësohet se zjarri u përhap me shpejtësi dhe doli jashtë kontrollit, teksa një qytetar ishte duke djegur mbeturinat aty pranë.
Ndërhyrja në kohë e zjarrëkëseve bëri të mundur shuarjen e flakëve të përmasave të mëdha pranë lagjes me shtëpi.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk mbeti asnjë person i lënduar.