Lajmi i Fundit/ Vendimi për shkarkimin e Presidentit, Gjykata Kushtetuese shtyn seancën ndaj Ilir Metës! Ja arsyet

Shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese për Presidentin Ilir Meta.

NJOFTIM PER SHTYP 

Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19.