Një tragjedi është ka ndodhur pasdites e sotme në bregdetin e Kavajës. Një i moshuar është mbytur në det teksa ishte duke notuar.
Sipas policisë, 66-vjeçari V.N ndërsa ishte duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.
Policia njofton se një grup hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 17:40, shtetasi V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.