Lajmi i Fundit / Të shtëna me armë zjarri në qendër të qytetit, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Tronditet Lushnja! Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në qendër të qytetit, ku për pasojë 1 person ka humbur jetën dhe janë plagosur 3 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në një kohë kur pedonalja ka qene e populluar, po ashtu edhe lokali.


Nga raportimet e para, thuhet se persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar nga një mjet në lëvizje, në drejtim të lokalit, me breshëri automatiku. 

Video 👇

https://youtu.be/8TzdRwkaD4k

Viktima, Bledar Muçaj, pronar i lokalit, ka humbur jetën në spital, ndërsa 3 të plagosurit, mes tyre një vajzë, janë jashtë rrezikut për jetën.