Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve paraprake një person ka qëlluar me armë tek zona e ish-fushës së aviacionit në periferi të Vlorës.
Të shtënat janë raportuar nga banorët që kanë deklaruar se një person ka qëlluar disa herë në ajër dhe është larguar me vrap. Pas kontrolleve, policia arrestoi autorin.
“Më datë 14.02.2022, rreth orës 18:45, në lagjen “24 Maji “, pranë “Ish fushës së Aviacionit”, dyshohet se shtetasi Ervis Dollani, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Shtetasi Ervis Dollani, u kap dhe po shoqërohet në ambientet e DVP Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.