Lajmi i Fundit/ Përfshihen nga flakët dy banesa në Rrogozhinë dhe janë djegur qindra rrënjë ullinj


Janë përfshirë sot nga flakët dy banesa në fshatin Spanesh të bashkisë Rrogozhinë.

Korrespondenti i “Panorama” raporton se për pasojë janë bërë të pabanueshme dy banesat që u përfshinë nga zjarri.

Po ashtu mësohet se në këtë zonë janë djegur 250 rrënjë ullinj shekullor dhe qindra pemë frutore.

U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të shmangur djegien e dhjetëra banesave