Ditën e djeshme JOQ Albania publikoi një video ku shihej që një pronar dhe biznesmen në Golem kërcënonte dhe shante një qytetarë që po shijonte pushimet në Golem dhe kishte vendosur një karrige në bregun e detit.
Në videon e postuar nga JOQ nuk mungonte fjalori banal i ‘pronarit të Golemit’, teksa kërcënonte qytetarin. Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje që lë shumë për të dëshiruar dhe që po largon çdo ditë e më shumë pushuesit ka sjellë reagimin e policisë.
Përmes një njoftimi, DVP Tiranë deklaron se ka arrestuar shtetasin F. Sh., 30 vjeç, banues në Kavajë, i cili ofendonte qytetarin që kishte vendosur një karrige në bregun e detit. Policia thotë se dokumentet për beach bar-in dhe për shfrytëzimin e hapësirës gjatë vijës bregdetare, ky shtetas i ka në përputhje me kërkesat ligjore.
Policia Tiranë
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, që bën fjalë për një rast denoncimi të sjelljes së papërshtatshme nga një qytetar, në plazhin e Golemit, ju sqarojmë se: Shërbimet e Policisë, pas transmetimit të pamjeve, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin F. Sh., 30 vjeç, banues në Kavajë.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh. Nga verifikimet ka rezultuar se dokumentet për beach bar-in dhe për shfrytëzimin e hapësirës gjatë vijës bregdetare, ky shtetas i ka në përputhje me kërkesat ligjore.