LAJMI I FUNDIT/ Ndahet nga jeta mësuesja Drita Hysa!

❗️LAJMI I FUNDIT ❗️

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje në rrugët polmonare ndahet nga jeta Drita Hysa, mësuese e një inteletuale e njohur e Kavajës. 

Zysh Drita, siç e thërrisnin të gjithë përveçse nje nënë dhe bashkëshorte e mrekullueshme kontribuoji si mësuese për rreth 40-vjet. 

Në qytetin tonë zysh Drita është dalluar për korrektesinë, profesionalizmin sjelljen e komunikimin e saj në punë dhe jashtë saj. 

Largimi nga kjo jetë e mësueses tonë është një humbje e madhe për familjen, të aferm, miq, kolegë, breza nxënësish që u dha dije e bashkëqytetarë. 

Varrimi bëhet nësër në orën 14:30 në varrezat e qytetit. 

Stafi i Kavaja.Net ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. 

Qoftë e Xhenetit 🤲