Lajmi i Fundit/ Makina përplas të miturin, dërgohet me urgjencë në spital

 

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë- Milot pranë vendit të njohur si Ishulli në Lezhë.

Një makinë tip “Volkswagen” ka përplasur këmbësorin P.K.,15 vjeç i cili është dërguar menjëherë drejt spitalit Rajonal të Lezhës ku Po merr edhe ndihmën mjeksore.

Drejtuesi i mjetit, me inicialet Ç.M 56 vjeç është shoqëruar drejt Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.