Konfrenca e Kryetarëve ka caktuar datën 9 Qershor për zhvillimin e seancës parlamentare për votimin e Raportit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Njoftimi:
Konferenca e Kryetarëve caktoi datën e votimit të kërkesës për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës
Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Konferenca vendosi që seanca plenare për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, të zhvillohet në datën 9 qershor, ditën e mërkurë, në orën 10:00.
Konferenca e Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).