Një 30 vjeçarë nga Kavaja ështe vëne në pranga nga blut e Kavajes.
Shtetasi me iniciale XH. K kryente vjedhje të përsëritura në kohë dhe vende të ndryshe përfshirë shtëpi dhe biznese.
Kavajë
Finalizohet operacioni policor i koduar “The last”, për zbardhjen e 6 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Kavajës, gjatë periudhës gusht 2022-janar 2023.
Vodhi në mënyrë të përsëritur, në banesa dhe në biznese të ndryshme, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nga kryerja e veprimeve hetimore profesionale, të iniciuara nga denoncimet e qytetarëve të ndryshëm, për raste vjedhjesh, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The last”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:
– Xh. K., 30 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se në kohë dhe në vende të ndryshme, 30-vjeçari ka kryer një sërë vjedhjesh, 6 prej të cilave janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore.
Prej muajit gusht 2022 deri në momentin që u kap në flagrancë, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, ky shtetas ka vjedhur 2 biçikleta, si dhe sende të ndryshme në 2 banesa dhe në 2 biznese, në Kavajë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️ /Kavaja.net