Një grua nga Kavaja është pickuar nga gjarpri dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Tiranë.
Burime për Kavaja.Net bëjnë me dije se ngjarja ka ndhodhur paraditen e sotme në Kavajë.
Kavaja.Net konfirmon se ngjarja nga ndodhur në fshatin Mushnikë, ku shtetasja me inicialet S.T rreth 60 vjeçe është pickuar nga gjarpëri dhe menjëherë është derguar nga burri i saj në Spitalin e Kavajës.
Pas marrjes së ndihmës së parë, ajo është nisur me autoambulancë drejt Tiranës.
NJOFTIM PËR PUNË 👇
Pasi gjendja e saj u rëndua edhe më shumë rrugës, autoambulaca ktheu drejt Durrësit dhe pasi u trajtua për disa minuta vazhdoi po me urgjencë drejt Tiranës.
Burime për Kavaja.Net nga Spitali i Tiranës bëjnë me dije se ajo mbrriti në gjendje të rëndë ndërsa edhe pas mjekimit, gjendja shëndetësore e pacientes S.T vazhdon të jetë e përkeqësuar.
Kujtojmë që reth një muaj më parë një 16 vjeçar u pickua nga merimanga.