Lajmi i Fundit/ Grabisnin markete dhe banesa në Kavajë, ndalohen tre të rinjtë, mes tyre edhe një vajzë

Tre persona janë ndaluar nga Policia e Kavajës pasi kanë grabitur një market.

Uniformat blu bëjnë me dije se 25-vjeçari G.Ç, 25-vjeçari E.A., dhe një 22-vjeçare A.B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur marketin e shtetases R.H.

Reklamë 👇

Ngjarja ka ndodhur në datë 03.11.2021.

Ndërkohë policia njofton se më datë 03.05.2021 të tre të rinjtë kanë grabitur një tjetër market.

Por pas hetimeve të bëra është zbuluar se këta persona kanë rezultuar autor të vjedhjes së dy banesave të shtetasve N. O dhe I. M, banues po në Kavajë.

Njoftimi:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Durrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve G. Ç, 25 vjeç, E. A, 25 vjeç dhe A. B, 22 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me datë 03.11.2021, kanë vjedhur marketin e shtetases R. H, ndërsa me datë 03.05.2021, kanë tentuar të vjedhin një tjetër market.

Gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se këta shtetas janë autor të vjedhjes së dy banesave të shtetasve N. O dhe I. M, banues në Kavajë.