Lajmi i fundit/ Golem, parandalohet tragjedia, pushuesit dhe mjekët shpëtojnë 2 të rejat nga mbytja

 

Një lajm i mirë është shënuar këtë pasdite në plazhin e Golemit.

Falë ndërhyrjes rekord të disa pushuesve dhe ekipeve mjekësore, është parandaluar mbytja e dy të miturave nga Elbasani, respektivisht të moshave 10 dhe 17 vjeçe.

Të dyja vajzat aktualisht ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Policia, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 2 shtetase të mitura nga mbytja në det.

Efektivët e Postës së Policisë Golem të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në bashkëpunim me disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 2 shtetase të mitura të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan.

Shtetaset e mitura aktualisht ndodhen në spitalin e Durrsit jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.

Policia e Kavajës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.

#FaleminderitPoliciaeShtetit🤝
#Bashkëmëtësigurt