Lajmi i Fundit/ Gjenden të pajetë katër shtetas në Kavajë: Policia jep detaje!

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të premte në Qerret të Kavajës. Katër shtetas rusë janë gjetur të pajetë në një sauna në ambientet e një hoteli në këtë zonë.

Mësohet se janë gjetur të asfiksuar dy vajza dhe dy djem, që ishin në një sauna.

Viktimat dyshohet se janë rusë e kishin një javë që kishin ardhur në Shqipëri.

Policia në njoftimin e saj zyrtar raporton se ata kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit brenda saunës.

Më konkretisht kanë ndërruar jetë shtetasit rusë me iniciale K.S. 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, teksa deri më tani nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e plota.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,  N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.