Dy makina janë përplasur në aksin Peqin-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Gjocaj, me pasojë lëndimin e shoferit të njërës prej 2 makinave.
“Rreth orës 13:20, në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Gjocaj, Peqin, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. C. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. H. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Fiat”, shtetasi A. C., i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.