Një incident i rëndë u rregjistrua mbrëmjen e së hënës në Kavajë, ku në një nga zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë, u plagos me armë zjarri zyrtari i kësaj force politike, Bledar Okshtuni.
Mësohet se personi që ka qëlluar është Ndriçim Jonuzi, i cili mbante dhe mbiemrin Tahiri. Në prangat e policisë kanë rënë edhe dy persona të tjerë, Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.
Të tre këta persona ndodhen në Komisariatin e Kavajës, dhe akuzohen si autor të plagosjes me armë të zyrtarit të PD-së, Bledi Okshtuni./ BW